Ofertat tona

Seancat përgatitore për lindje

Seancat përgatitore për lindje të shoqatës “Panmilar” janë kolektive dhe shumëgjuhëshe. Ato janë të destinuara për prindërit e ardhshëm emigrantë që jetojnë në kantonin Vaud. Temat e trajtuara janë:

  • shtatzënia dhe lindja
  • ushqyerja me gji dhe kujdesi për fëmijën
  • prindërimi dhe rrjeti shëndetësor

Këto takime janë të drejtuara nga mamitë dhe përkthehen nga përkthyes të komunitetit. Ato zhvillohen në Lozanë, Yverdon, Payerne, Aigle, Vevey, Clarens, Renens dhe Nyon.

Ato mbulohen nga sigurimet shëndetësore (LAMal) dhe nga Kantoni Vaud. Për familjet që dëshirojnë, mund të paguajnë një kontribut financiar, të derdhur në formën e një donacioni për shoqatën.

Gjeni informacion për datat e ardhshme në zonën tuaj të banimit!

Yverdon

Avenue des Bains 12, 1400 Yverdon-les-Bains

Payerne

Rue du Chemin Neuf 12, 1530 Payerne

Lausanne

Rue Pré-du-Marché 23, 1004 Lausanne

Renens

Avenue des Censuy 5, 1020 Renens

Vevey

Rue de l’Union 24, 1800 Vevey

Clarens

Rue de Jaman 8, 1815 Clarens

Aigle

Place du Centenaire 3, 1860 Aigle

Nyon

Rue des Marchandises 17, 1260 Nyon

Vizitat në shtëpi pas lindjes

Përveç seancave të përgatitjes së lindjes, Panmilar u propozon vizita në shtëpi pas lindjes prindërve që nuk e kanë frëngjishten gjuhë amtare. Ato merren përsipër nga një mami e pavarur dhe përkthehen nga një përkthyes i komunitetit.

Këto takime u mundësojnë familjeve të përfitojnë nga mbështetja e individualizuar në gjuhën e tyre për të pritur fëmijën në kushtet më të mira të mundshme. Ato mbulohen nga sigurimet shëndetësore (LAMal) dhe nga Kantoni Vaud.

Mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacione!